Bashkim Teli, 69-vjeçari nga Shkodra që vrau me çekiç gruan e tij të dytë, Suzana Shemunin, ka deklaruar para gjykatëses se arsyeja pse e vrau ishte se i kërkonte llogari për pensionin e tij dhe paratë i shpenzonte për vete.
Gjykata e Shkodrës i ka dhënë Telit masën e sigurisë "burg pa afat"; gjyqi drejtohej nga Izabela Radovani, e cila ka konstatuar se i moshuari ka shfaqur çrregullime gjatë dëshmisë.
Bashkim Teli e masakroi me çekiç në kokë, Shemunin, dy netë më parë, pas një sherri midis të dyve në shtëpi.
Më pas, i tronditur, ai ka dalë nga shtëpia, po u arrestua nga forcat e Policisë, të lajmëruar nga fqinjët që dëgjuan debatin e madhe mes tyre.





