"Stresi dhe tmerri në rrugët tona janë të lidhura në radhë të parë me papërgjegjshmërinë e drejtuesve të mjeteve…"
Kështu e nis postimin e tij në Facebook, ish-drejtori i portit të Durrës, Artjan Qirici teksa poston një video të një aksidenti të frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Qirici shkruan se "duhet ta nisim nga vetja për tu ndërgjegjësuar dhe ndryshuar mentalitetin… Në vendin tonë jeta vlen shumë, duhet të vlejë shumë dhe më shumë."
Nga videoja e publikuar duken dy makina të aksidentuara, fatmirësisht pa të plagosur, që janë përmbysur në afërsi të Maminasit, ndërsa një person është i shtrirë në tokë.
Aksidenti shkaktoi edhe bllokimin e trafikut, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia e cila po heton shkakun e aksidentit.





