Një 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Policia e Durrësit bën me dije se, gjatë ditës së djeshme shtetasi Sh.Xh., vjeç 54, është vetëvarur në fshatin Perlat, brenda ambienteve të banesës.
Nga veprimet e kryera rezulton se jetonte i vetëm në banesë dhe vuante nga depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.





