Një shqiptare nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë ditës së sotme.  57 vjeçarja T.B në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte nisur nga Peja me autobus për një udhëtim në Gjermani, por me të mbërritur në Prishtinë nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.

Pas mbërritjes së ekipit të Emergjencës është konstatuar vdekja e saj. “Në ora 7 në rrugën “Jusuf Gërvalla” ka humbur ndjenjat T.B (1961), më pas është njoftuar Emergjenca ku është konstatuar vdekja e saj”, tha Policia për Gazetën Express.

Mësohet se T.B kishte probleme me tension dhe me zemër përderisa ka ndërruar jetë brenda në autobus. Destinacioni i autobusit ishte Kosovë-Gjermani.