Nuk është shumë prezent në tregun muzikor shqiptar por sa herë vjen me projektet e saj, bjondina simpatike Evi Reçi pritet gjithmonë mirë nga publiku.

E ftuar në emisionin "BOOM", këngëtarja  Reçi tha se për momentin është më tepër e fokusuar tek gazetaria radiofionike, profesion të cilin e ushtron aktualisht në Firence ku ka ndërtuar dhe jetën.

Por çfarë mendojnë italianët kur ajo u prezantohet si shqiptare?

Reçi: Ka shumë batuta. Së pari nuk më marrin si shqiptare, u dukem pak ruse, pak suedeze. Dhe kur u them se jam shqiptare, ka disa që thonë: Ah! Disa ngatërrojnë Shqipërinë me një vend tjetër, ose më pyesin çfarë gjuhe flisni. Më thonë, po ti flet serbisht? Ose, unë kam qenë në Beograd. Por e vërteta është se ka ndryshuar, të paktën unë nuk e kam përjetuar racizmin përballë. Kanë filluar shumë, psh më thonë unë kam qenë në Shqipëri, ose dua ta vizitoj Shqipërinë. Sa interesantë jeni ju shqiptarët që flisni gjuhë të huaja kaq lirshëm.