Një ngjarje tepër e çuditshme ka ndodhur në Spanjë. Gjyqtari Joze Alberto, i cili arbitronte në kampionatin e veteranëve, iu ka vjedhur paratë futbollistëvë në 5 qytete të ndryshme spanjolle.
Nga maji deri në nëntor të vitit 2015, ai arriti të vjedhë një shumë totale prej 1795 eurosh, derisa u kap në flagrancë dhe u detyrua të dilte para gjykatës. Pavarësisht këtij veprimi të ulël, Jozë Alberto nuk është pezulluar nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe vazhdon të gjykojë në kategoritë amatore.
Ai do ta kthejë gjithë këtë shumë, për më tepër do të paguajë edhe një gjobë prej 2200 eurosh, e cila do t’i shmangë dënimin prej 9 muajsh heqje lirie, ashtu si e parashikon ligji spanjoll.Pas ngjarjes së ndodhur, ekipet duhet të bëjnë kujdes dhe t’i mbyllin dhomat e zhveshjes me çelës.





