Policia greke ka sekuestruar rreth 121.5 kg kanabis ne kufirin greko-shqiptar.Operacioni antidrogë u zhvillua në fshatin Parapotamo të Igumenicës.

Policia greke pasi kishte siguruar informacion në rrugë operative për trafikimin e një sasie të madhe droge zhvilloi një kontroll të imtësishëm të zonës dhe zbuloi 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg e 492 gramë marijuanë.

Pranë drogës u kap dhe një 37-vjeçar shqiptar, i cili kishte kryer transportin në kufi. Mësohet se ai ka qenë bashkë me një tjetër shtetas shqiptar, për kapjen e të cilit po vijon kërkimi.

Policia ka pikasur një automjet që ka ardhur për të marrë drogën dhe ka vënë në pranga drejtuesin e saj, një 50-vjeçar grek. Policia greke sekuestroi drogën, një automjet dhe nje telefon celular.

Dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Igumencisë, ndërsa departamenti anti-drogë po vazhdon hetimet.