Pas plagosjes së ndodhur në Fier ka reaguar dhe policia e cila sqaron situatën. Përmes një njoftimi zyrtar paraprak, sipas policisë, dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti.
Njoftimi i plotë:
Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti.
Policia ka shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





