Një tjetër minator me detyrën e zjarrmëtarit, si rezultat i pakujdesisë në procesin e shpimit dhe në një zonë ku duhet të avanconte, ka gjetur vdekjen menjëhershme nga plasja e minave.

Rreth orës 17.40,  policia e Bulqizës, ka marrë njoftim se në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen shtetasi A.Sh, rreth 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në zonën 41, në minierën e kromit në Bulqizë, shtetasi i lartpërmendur me detyrë zjarrmëtar, pasi ka mbushur vrimat me lëndë plasëse për të hapur vendin, pas ndezjes së tyre, dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer menjëherë, duke i shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.