Duket se diferenca e madhe në moshë mes një çifti nga Durrësi ka shkaktuar mosmarrëveshje mes tyre, të cilat kanë degjeneruar deri në përdorimin e dhunës.
Të paktën këtë pretendon një 32-vjeçare, e cila ka denoncuar në polici burrin e saj 34 vite më të madh.
Policia e Durrësit bën të ditur se ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.D., 32 vjeçe.
Dyshohet se bashkëshorti i saj, R.D. 66 vjeç ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.





