Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në Durrës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, madje përplasja ka qenë aq e fortë saqë njëri nga mjetet e përfshirë në aksident është përmbysur në mes të rrugës.

Aksidenti rrugor është regjistruar pranë Urës së Dajlanit, pranë rrethrrotullimit të plazhit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht mësohet se ka persona të lënduar.