Detaje të dhimbshme zbulohen nga ngjarja tragjike e regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit, ku një grua 77-vjeçare humbi jetën, pasi u mbyt në pusin e shtëpisë.

Sipas bashkëshortit të saj, gruaja e moshuar ishte duke bërë punët e mëngjesit dhe ka shkuar të mbushë ujë, pasi nuk kishin në shtëpi.

Kur ka hedhur kovën për ta mbushur, ajo e ka tërhequr me vete dhe ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

“Rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësja S. M. 77 vjeçe”, njoftoi më herët policia e Durrësit.

Mësohet se ç­ifti i moshuar jetonte vetëm, pasi fëmijët i kanë në Itali.