Një 62-vjeçar nga Shijaku po procedohet penalisht, i akuzuar për mashtrim të një shtetasi nga Tirana, të cilit i ka marrë një shumë parash, por nuk ia ka kthyer.

Policia bën të ditur se “u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.RR, vjeç 62, banues në Shijak, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit M.L, vjeç 69 banues në Tiranë”.