Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, pasi aksidentimit për vdekje të një punëtori në minierë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit:

  • Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere)
  • Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar)
  • Ilmi Xhiherri, 49 vjeç, banues  në Klos. (me detyrë zjarrmëtar) 

Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018, në vendin e quajtur "Lugu i Madh", galerinë nr 4, të subjektit Minerar “DEMA – PATIN”sh p k, në Klos, gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punonjësi P.M, 57 vjeç.

Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat, për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive", në ngarkim të shtetasve P.Kaca, dhe I.Xhiherri, dhe për veprat penale Shkelje e rregullave  mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive", " Shkelje e rregullave të mbrojties në punë", në ngarkim të shtetasit I.Alliu, parashikuar nga nenet  282/2, 289/1,  të Kodit Penal.