Një person është gjetur i vdekur në oborrin e urgjencës së spitalit të Durrësit.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, dhe viktima është identifikuar si shtetasi I.Sh. 54 vjeç, endacak.
Nga veprimet e kryera, mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për vlerësim.





