Policia ka vënë në pranga në kohë rekord autorin që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në Durrës, te stacioni i trenit.
Burime nga policia bënë të ditur për “DurrësLajm”, se autori është shtetasi Kreshnik Margjoni, 24 vjeç, me origjinë nga Rrësheni, e banues në ish-Kënetë në Durrës.
Ai ka hyrë në ambientet e bankës me një thikë në dorë, dhe nën kërcënimin e saj, ka tentuar të marrë xhiron ditore duke terrorizuar punonjësen e arkës.
Punonjësit e bankës kanë lajmëruar policinë, e cila në kohë rekord bëri të mundur arrestimin e autorit 24-vjeçar.
Ai akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.





