Rënia e menjëhershme në peshë tek të moshuarit është shenjë e kancerit, paralajmërojnë ekspertët.
Një studim i ri ka zbuluar se 1 në 7 burra që humbasin peshë pa asnjë arsye janë të prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Ekspertët rekomandojnë personat mbi 60 vjeç që shfaqin simptoma të tilla të kërkojnë ndihmë mjekësore të menjëhershme.
Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit thonë se rënia e pashpjegueshme nga pesha është faktori i dytë më rrezikues për kancerin e zorrës, të mushkërisë, pankreasit dhe veshkave.
Ata kanë zbuluar se mbi 14% e burrave mbi 60 vjeç që humbasin peshë pa asnjë arsye kanë kancer. Për personat mbi 70 vjeç, probabiliteti është edhe më i lartë, 1 në 5 ose 19%.
Për gratë, rreziku për kancer pas humbjes së menjëhershme të disa kilogramëve është 6% për ato mbi 60 vjeç dhe 9% për mbi 70 vjeç. Shkencëtarët analizuan rezultatet e 25 studimeve të mëparshme, ku janë përfshirë të dhëna nga më shumë se 11.5 milionë pacientë.
Rënia e përgjithshme në peshë lidhet me 10 lloje të ndryshme kanceri.