Megjithëse gjykata është shprehur dhe i ka dhënë fund martesës mes dy të rinjve, një 25-vjeçar duket se nuk e ka ndarë ende mendjen ta lërë të qetë ish-bashkëshorten.
Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal “për shtetasin D.C, vjeç 25 banues në Durrës, pasi nëpërmjet telefonit celular ka sharë dhe kërcënuar ish bashkëshorten shtetasen K.K, vjeç 20, banuese në Durrës”.
25-vjeçari D.C. akuzohet për dy vepra penale të parashikuara në nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.





