Një tjetër avion ushtarak është rrëzuar në verilindje të Beogradit, pranë qytetit Kovaçicës në Serbi, shkruan Sputnik. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministria e Mbrojtjes në Serbi.
Dy pilotët kanë arritur të dalin para se avioni të ushtarak i tipit Super Galeb (SOKO G-4) të rrëzohej por njëri prej tyre ka humbur jetën.
Viktima ishte pilot i Qendrës për testime fluturuese ndërkohë i plagosuri është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.
Mëngjesin e sotëm një avion ushtarak është rrëzuar në Algjeri ku humbën jetën mbi 200 persona.