Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me makinën e djegur tip "Renault" e cila është gjetur në periferi të qytetit, ndërsa brenda saj u zbulua një kallashnikov me karikator.
Sipas burimeve zyrtare, automjeti është përdorur në një atentat në lagjen "8 Shkurti" rreth orës 11:45. Persona të paidentifikuar ende, brenda në automjet, qëlluan me armë në drejtim të një lokali në pronësi të qytetarit me iniciale A.B.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.
Forca të shumta policore kanë nisur aksionin për kapjen e autorëve dhe po kontrollojnë zonën. Ndërkohë, hetimet janë duke vijuar për të zbardhur tërësisht motivet e kësaj ngjarje.





