Ishte kthyer në makth për një 19-vjeçare që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, policia arreston të riun.

Sipas burimeve zyrtare, 23-vjeçari Florenc Isufaj banues në lagjen "30 Vjetori" në Berat, është denoncuar nga 19-vjeçarja me inicialet G.A., banuese në lagjen "Dëshmorët e Kombit".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Përndjekje", parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.