Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për 11 orë ka dëgjuar “bombat” e përgjimeve. Ai kishte hyrë në gjykatë në orën 9:30 të ditës së martë dhe ka dalë në mbrëmje.
Në seancë janë dëgjuar materialet e përgjimeve që kanë të bëjnë me rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen e Benz-it 600 mijë euro gjatë qeverisjes së tij.
Avokati i tij, Shterjo Zikov ka theksuar se në praktikën e gjyqësisë në Maqedoni deri tani nuk ka pasur seancë të tillë maratonike. Sipas tij, me këtë po bëhet presion ndaj të akuzuarve dhe mbrojtjes së tyre.