Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pranë një karburanti në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se personi që ka mbetur i vrarë është rreth 40 vjeç.

Nuk dihet ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.