Një person që kishte marrë me qira një banesë në Manëz të Durrësit, ka zbuluar të fshehur në tavanin e një prej ambienteve të shtëpisë, një automatik dhe dy krehëra plot me fishekë.
Pasi ka konstatuar armën e zjarrit dhe fishekët, shtetasi me iniciale M.R., vjeç 38, ka shkuar në komisariatin e policisë për të kryer denoncimin.
Ai tha para uniformave blu, se teksa ka qenë duke riparuar fibrat e tavanit të banesës, ka konstatuar një armë zjarri AK-47, kalibër 7.62 mm dhe 2 krehëra me 60 fishekë, kalibër 7.62 mm.
Policia i sekuestroi ato në cilësinë e provës materiale, ndërsa shpalli në kërkim pronarin e banesës, shtetasin E.Gj., vjeç 36.
Efektivët e policisë po punojnë për kapjen e tij, ndërsa referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.





