Një këngëtar i njohur në qytetin e Fierit është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij.

Vilson Shaho 63 vjeç u gjet i pajetë në banesë nga familjarët të cilët ishin të shqetësuar pasi nuk e kishin parë prej disa ditësh.

Shaho kishte mbaruar Akademinë e Arteve për kanto dhe ishte i njohur ne Fier si këngëtar i muzikës së lehtë.

Paraprakisht policia dyshon se vdekja ka qenë natyrale, por pritet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet.

Shaho i përket brezit të këngëtarëve të vjetër, pasi ka marrë pjesë dhe në Festivalin e 1-rë të Interpretuesve, në vitin 1983, këngë të cilën po e sjellim më poshtë.