Një 65-vjeçare nga Durrësi i është drejtuar Policisë për ndihmë, pasi është dhunuar nga ish-nusja e të birit.
Shtetasja B.I. është pajisur me urdhër mbrojtje pasi 38-vjeçarja F.I., edhe pse është ndarë me burrin, inatin me vjehrrën nuk e ka harruar dhe e ka keqtrajtuar atë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 08.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.I vjeç 65 pasi ish nusja e djalit, shtetësia F.I, vjec 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





