Ë shtë hera e dytë që Zhoze Murinjo mund një skuadër të Pep Guardiolës në transfertë. Kishte ndodhur vetëm në Barcelona-Real Madrid në prill 2012-të, por kjo e derbit të Mançesterit në “Etihad” do lërë një shije speciale te tekniku i Junajtid: “Ne meritojmë pak më shumë respekt sesa njerëzit na japin. Mendoj se jemi pak më të fortë sesa njerëzit mendojnë. Lojtarët janë pak më të mirë sesa njerëzit mendojnë dhe unë jam pak më i mirë sesa njerëzit mendojnë”, tha portugezi në konferencë”.

Një përmbysje e çmendur dhe të paktën Siti nuk e fitoi dot titullin në derbin kundër Junajtid. Duhet të jeni me të vërtetë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës suaj.

Ishte me të vërtetë i trishtueshëm goli i tyre i parë dhe mendoj se është goli i tretë këtë sezon që na shënojnë nga një goditje këndi. Në pjesën e dytë, rëndësi ka që lojtarët nuk e humbën besimin. Ne qarkulluam topin më shumë se çdo skuadër tjetër përballë Sitit. Ushtruam presing pak më lart dhe ruajtëm formën fizike, duke marrë një rezultat të mirë. Mendoj se matematikisht na duhen 6 pikë për të qëndruar në 4 vendet e para dhe kjo fitore ishte e rëndësishme për këtë pjesë.

Por jeni të lumtur që ia shtytë festën Sitit?

Objektivi ynë është të renditemi të dytët, por unë dua ta uroj Sitin për titullin, sepse ata do ta fitojnë atë me meritë. Ata nuk i dhanë asnjë shans të tjerëve, sepse këtë sezon nuk reshtën së fituari. Synimi im këtu ishte të merrnim pikët dhe shtynim festën e tyre. Pyetja është që, a mund të përmirësohemi mjaftueshëm për t’i kapur sezonin e ardhshëm?

Menaxheri i Pol Pogbasë, Mino Raiola, përflitet se i ka ofruar Pep Guardiolës mesfushorin francez në merkaton e janarit. Sa e vërtetë është kjo?

Guardiola thotë kështu, menaxheri e mohon. Njëri nga ata po thotë të vërtetën, tjetri jo. Unë nuk jam i interesuar se cili është gënjeshtari. Nëse akuza nga agjenti i tij është se ai dëshiron që të largohet drejt një klubi tjetër, atëherë çmimi i tij është rritur.