Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dërguar nga qyetari dixhital, ku shihet një avion i vogël duke fluturuar në zonën e Ishmit. Berisha thotë se kaçatorrat kanabistë as të dielën nuk e bëjnë pushim.

Statusi i plotë:

As te dielën Narkoflota ajrore nuk pushon! Ishmi është pike mjalti e saj!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Shikoni z. Berisha dhe te djelen nuk e bejme pushim kaçatorrat kanabiste Pamje nga kalaja e Prezes drejte Ishmit.”