Një i ri nga Durrësi është kapur në flagrancë në pikën kufitare të Muriqanit me 1 dozë kanabisi.

Sipas policisë, 22-vjeçari G.A. e kishte fshehur lëndën narkotike në pjesën e aspirimit të autobusit në të cilin po udhëtonte. Ai po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga Prokuroria e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin G.A, vjeç 22, banues në Durrës, pasi në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar, në autobus në pjesën e aspirimit, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.