Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Sipas të dhënave zyrtare policore, rreth orës 12:15, në fshatin Peshtan i Madh, në një rrugë dytësore, shtetasi Sefer Duraj, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip zetor, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.