50 persona janë proceduar penalisht nga Policia, si organizatorë të protestës së zhvilluar nga opozita ditën e enjte lidhur mes vendosjen e tarifës së Rrugës së Kombit. Mes listës së emrave janë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu si dhe deputete të opozitës, raporton ABCNews.

Katër akse kryesore të vendit u bllokuan për më shumë se dy orë duke shkaktuar bllokim të automjeteve. Bllokim të qarkullimit rrugor pati në autostradën Tiranë –Durrës, rrethrrotullimin e Çermës, Milot si dhe Bradashesh.

Procedimi i 50 personave u bë për manifestime të paligjshme, pengimi qarkullimi dhe prishjen e qetësisë publike.

Emrat

Lulzim Basha

Monika Kryemadhi

 Arben Ristani

Xhelal Mziu

Nard Ndoka

Edmond Spaho

Viktor Tusha, Flamur

Voltana Ademi 

Enkeled Alibeaj,

Myslym Murrizi

Tritan Shehu

Luan Baçi

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Nada Meçorapaj