Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të kokainës dhe ka arrestuar një person.
Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe “Don Bosko”.
Në pranga ka rënë 38-vjeçari Leonard Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Të arrestuarit, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.





