Kapet e ndalohet një nga autorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 Shkurt 2018, ku mbetën të plagosur dy shtetas në kryeqytet.
Shtetasi Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, gjatë një konflikti të çastit mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.





