Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në një dyqan në zonën e Ish-Bllokut. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 06:40 në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë ambasadës ruse.

Policia bën të ditur se shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit e për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit. Fatmirësisht, shtetasi Sh.P., 50 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.
Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.
Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P, 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.