Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një biznesi në Tiranë.
Bëhet fjalë për një fast-food që ndodhet pranë ambasadave ruse dhe zvicerane, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Sipas kalimtarëve, shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.
Një person ka mbetur i lënduar nga shpërthimi, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.
Nga informacionet paraprake raportohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule gazi në brendësi të dyqanit, që fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.





