Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier.

Mësohet se makina tip ‘BMW’ me targa 298 NN ka aksidentuar një kalimtare pasditen e sotme në lagjen “11 Janari”.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për në Komisariat, kurse grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.