Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Kamzës rreth orës 19:00.
“Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç”, njofton policia.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.





