Ndarja nga jeta e Ada Kalajës, punonjëses së bashkisë së Durrësit, që u nda nga jeta në moshë shumë të re për shkak të një sëmundje të rëndë ka prekur mjaft familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët.
Me dhjetëra kanë qenë mesazhet e ndjera që shoqet apo koleget kanë postuar në rrjetet sociale për të shprehur dhimbjen për largimin e parakohshëm nga jeta të Kalajës.
Ndër to spikat postimi i bërë nga drejtoresha e Burimeve Njërëzore në bashkinë e Durrësit, Drita Zeneli, e cila i bën një premtim Adës, një lule do të lulëzojë në tryezën e saj të punës në bashki.
“Na ke tronditur shume sot Ada Kalaja! Nje vazo me lule do te lulezoje ne tryezen tende te punes ne Bashki. Pusho me engjejt zemer!”, shkruan Zeneli në postimin e saj, që e shoqëron me një foto të Adës, e cila humbi një ditë më parë betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur.





