Teksa ushtronte detyrën e tij, një punonjës i policisë në portin e Durrësit është kundërshtuar nga një 34-vjeçar nga Tirana gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se shtetasi K.L. vjeç 34, banues në Tiranë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Port gjatë regjistrimit në hyrje tek kabina e kontrollorit, ka ofenduar dhe shtyrë me duar punonjësin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, sipas ninit 235 të Kodit Penal, për veprën "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik".