Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një person ditën e djeshme.
Sipas burimeve zyrtare, po punohet për kapjen e shtetasit E.B, vjeç 25, banues në Durrës, i cili në lagjen nr.7 ka plagosur me thikë shtetasin S.N, vjeç 28 banues në Durrës.
Për pasojë 28-vjeçari ka përfunduar në spitalin rajonal të qytetit bregdetar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk bëhet me dije shkaku i konfliktit mes të rinjve i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas nenit 89 të Kodit Penal, për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje".





