Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme tek mbikalimi pranë "Pallatit me shigjeta" në Tiranë. Një motorist, shpërndarës picash është përplasur nga një automjet me targa të huaja.

Në foto shihet drejtuesi i motorit i shtrirë përtokë, ndërsa pranë vendit të aksidentit janë mbledhur disa qytetarë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa një mjek afrohet për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit. Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./BW