Ndërhyrja në kohë e policisë ka mundur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti me armë këtë të shtunë, në Tiranë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.
Shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.Luli, 48 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjari tip pistoletë sëbashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë./





