Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollin gjatë orëve të mbrëmjes në akset rrugore të Tiranës, ku nga Drageri janë pezulluar 18 leje drejtimi për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Policia bën me dije se 6 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur rrugëve të kryeqytetit.
-Në rrugën "Selim Brahja" shtetasi me iniciale R.TH u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën testi i parë 0.86 mg/l, testi i dytë 0.56 mg/l
-Në rrugën "Selim Brahja" shtetasi me iniciale M.H u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën testi i parë 0.88 mg/l, testi i dytë 0.79 mg/l
-Në rrugën "Selim Brahja" shtetasi me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën testi i parë 0.65 mg/l, testi i dytë 0.57 mg/l
-Në Unazën e madhe automjeti tip "Porche Panamera GTS" u konstatua duke bërë garë në shpejtësi dhe pas ndjekjes e ndalimit nga Policia Rrugore në zonën e Saukut, rezultoi se drejtuesi i mjetit me iniciale R.M ishte nën efektin e alkolit në masën testi i pare 0.34 mg/l, testi i dytë 0.27 mg/l.





