Një 24-vjeçar është arrestuar në flagranë nga policia në banesën e tij pasi ka ushturar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobta, Oliver Z., banues në lagjen Çlirim, Berat, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij M.Z, 67 vjeç, duke i shkaktuar fraktura të rënda.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, "Plagosje e rëndë me dashje", dhe "Dhunë në familje" parashikuar nga nenet 88, 130/a të Kodit Penal.





