Një i burgosur në burgun e Fushë Krujës, raportohet të ketë ndërruar jetë ditën e sotme, në spitalin e burgut në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se i ndjeri është shtetasi Erjon Bushi, i dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti..

Të njëjtat burime bëjnë me dije se dyshohet që Bushi të ketë humbur jetën si shkak i një ataku kardiak.