Largimi nga shtëpia, dy ditë më parë, i një 13-vjeçari nga Shijaku ka krijuar një gjendje ankthi tek familjarët e tij që i janë drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin përkatës dhe për të kërkuar ndihmën e uniformave blu për lokalizimin e të miturit.

“Më datë 05.04.2017, shtetësia B.M, vjeç 60, banues në Shijak, ka bërë kallëzim se, më datë 04.04.2018, i është larguar nga banesa nipi, shtetasi K.M, vjeç 13, banues në Shijak", bëjnë të ditur burime nga komisariati i policisë së Shijakut.

Policia ka nisur punon për gjetjen e 13-vjeçarit dhe kthimin e tij pranë familjes.