Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ sepse në janar të vitit 2017 tentoi të kalojë me kamion 425 kilogram për në Itali nga Porti i Durrësit.
Policia e Vlorës bën me dije se, në pranga ka përfunduar Ardit Kita, 29 vjeç lindur në Fier dhe banues në Vlorë, i shpallur në kërkim në fushën e narkotikëve
Ngjarje e ndodhur më datë 29.01.2017, ku në PKK Durrës, në mjetin kamion i’u gjet dhe i’u sekuestrua një sasi prej 425 kg e 650 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", të parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.





