Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 51-vjeçar i cili teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, ka aksidentuar një tjetër mjet.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se më datë 05.04.2018, është prangosur shtetasi A.E. 51 vjeç, banues në Durrës pasi në Fushë-Krujë duke drejtuar nën efektin e alkoolit mjetin tip "Ford" me leje drejtimi, ka goditur nga mbrapa mjetin tip "Benz".
Sipas informacioneve nga blutë e qytetit, mjeti tip "Benz" drejtohej nga shtetasi R.K., 45 vjeç, banues në Itali, i pajisur me leje drejtimi.
Si pasojë e përplasjes automjeti i 45-vjeçarit ka pësuar dëme materiale, ndërsa nuk bëhet me dije për persona të lënduar.
Ky rast do të trajtohet sipas nenit 291 të Kodit Penal, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur".





