Ambasadori britanik në vendin tonë ka ngritur edhe një herë shqetësimin për kriminalitetin shqiptar që vepron në Britaninë e Madhe.
Në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër dhe deputetë të këtij qarku për parandalimin e krimit, Ambasadori Duncan Norman tha se janë mbi 700 të burgosur shqiptarë në Angli dhe mbi 50% e tyre janë nga rajoni veriut dhe Shkodra.
"Nuk po flas për emigracion të paligjshëm por për krime dhe drogë. Krimi dëmton rëndë. Çdo e keqe vjen nga krimi I organizuar. Kemi vite që luftojmë krimin e organizuar dhe rezultatet arrihen së bashku. Duhet të përfshihen të gjithë, policia, shërbimet sociale, komuniteti vendas, politika. Edhe Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë Shqipërinë për një periudhë me afatgjatë. Unë e kuptoj përse emigrantet kërkojnë të vijnë në Angli, duan një jetë me të mirë për vete apo fëmijët e tyre. Por këtë se them si ambasador sepse kjo është diçka tjetër, fokusi ynë nuk janë këto individë por trafikantët që nxisin këtë aktivitet të paligjshëm. Ato kalojnë përmes rreziqeve të mëdha për të ardhur në Angli."





