Një 24-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se shpërndante drogë.
Sipas policisë, Blerim Oshafi shiste dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë në lokalet e natës. Atij iu sekuestruan 4.5 gramë kokainë, 7 gram marijuanë të ndara në doza për shitje, si dhe 8200 lekë të reja dhe automjeti me targë AA212ND
"Më datë 04.04.2018 ora 21:30 seksioni për hetimin e narkotikëve finalizoi me sukses plan-operacionin “shpërndarsi” ku u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Blerim Bashkim Oshafi i dtl.26.04.1993 lindur dhe banues në Durrës lagjja 13. Pasi mbi bazën e informacioneve që dispononte seksioni për narkotikët ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojit kokainë dhe Marijuanë në lokalet e natës. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 gramë lëndë narkotike, marijuanë dhe 4.5 gramë lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Shuma prej 8.200 leke të reja si automjeti me targë AA2 12 ND në pronësi të këtij shtetasi. Materialet iu referuan prokurorisë Durrës për veprën penale prodhim shitje të narkotikëve parashikuar nga neni 283 i K.Penal," shkruhet në njoftimin e policisë.





